Administrator i Universitetit të Arteve

Universiteti i Arteve

Afati: 13 Mar 2026 Diploma: Master i Shkencave

Procedura

Administrator i Universitetit të Arteve

UNIVERSITETI I ARTEVE

Njoftim për vend të lirë pune

Rektorati i Universitetit të Arteve, shpall konkursin për 1 (një) vend të lirë pune sa më poshtë:

UNIVERSITETI I ARTEVE

  • Administrator i Universitetit të Arteve

I. KRITERET E PËRGJITHSHME

Kriteret e përgjithshme

  • Të jetë shtetas shqiptar.
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar.
  • Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse.
  • Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo kundërvajtje penale me dashje.
  • Të mos ketë marrë ndonjë masë disiplinore për largim nga detyra.
  • Vetëdeklarim që nuk është dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata;
  • Dëshmi e gjendjes mjekësore.
  • Fotokopje të letërnjoftimit ose pasaportës;
  • Certifikatë familjare;

II. KRITERE KUALIFIKUESE

Konkurrentët duhet të plotësojnë këto kritere:

Kriteret kualifikuese

  • Të kenë përfunduar Arsimin e Lartë në fushën e Drejtësisë ose Ekonomikë (me mesatare 8 e lart) së paku në nivelin “Master i Shkencave” (ose diplomë e Integruar sipas ligjit 80/2015);
  • 3. Të kenë përvojë pune së paku dhjetë vjet, tre prej të cilave në pozicione drejtuesi në këto fusha;
  • Të mos kenë lidhje apo konflikt interesi me drejtuesit e Universitetit, Bordit të Administrimit dhe Drejtuesit e Ministrisë së Arsimit;
  • Të ketë vlerësime pozitive nga punëdhënësit e mëparshëm;
  • Të zotërojë një nga gjuhët e huaja (anglisht, frëngjisht, gjermanisht, italisht, spanjisht), nga Fakulteti i Gjuhëve të Huaja ose nga Provime ndërkombëtare.
  • Paraqitja e një platforme zhvillimi për administrimin ekonomik dhe financiar të Universitetit.

Shënim:

  • Kriteret 1 - 3 janë kriteret bazë mosplotësimi i të cilave sjell skualifikim të kandidatit. Kriteret nga 4 - 6 janë kritere preferenciale.
  • Mos plotësimi i kritereve bazë nga 1- 3 përbën shkak për skualifikimin e kandidaturave që do t’i përcillen Bordit të Administrimit nga Senati Akademik.

III. DOKUMENTACIONI I DOMOSDOSHËM

Konkurrentët duhet të dorëzojnë në Drejtorinë e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore, dokumentacionin për sa më poshtë vijon:

  1. Letër-motivimi për pozicionin e punës, për të cilin do të konkurrojë.
  2. Dokumentin e identifikimit (fotokopje e noterizuar).
  3. Curriculum vitae (në formatin Europass)
  4. Diplomën e shoqëruar me listën e notave (të noterizuar). Kandidatët që kanë përfunduar studimet jashtë vendit, duhet të kenë bërë njohjen e diplomës.
  5. Letër reference nga punëdhënësi.
  6. Deklaratë që nuk ka konflikt interesi me drejtuesit e Universitetit, Bordit të Administrimit dhe Drejtuesit e MA-it.
  7. Librezën e punës që vërteton përvojën e punës.(fotokopje e noterizuar).
  8. Dëshmi penaliteti ose vetëdeklarimi.
  9. Të plotësojë Formularin e vetëdeklarimit në zbatim të Ligjit nr. 138/2015”Për garantimin e Integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.
  10. Çertifikata/Diplomë trajnimeve apo kualifikimeve pasuniversitare në fushën përkatëse (nëse ka), të noterizuara.
  11. Dëshmi të gjuhëve të huaja (nëse ka) nga Fakulteti i Gjuhëve të Huaja ose nga provime ndërkombëtare. (e noterizuar).
  12. 13. Çdo element tjetër që deklarohet në CV, të jetë e dokumentuar dhe e noterizuar.

Informacion mbi Intervistën

Intervista me gojë konsiston kryesisht në përgjigjet e pyetjeve rreth Legjislacionit të Arsimit të Lartë, Legjislacionit për Menaxhimin e Sistemit Buxhetor, Legjislacionin e Prokurimeve Publike, Kodin e Procedurave Administrative, Kodin e punës në RSH, Legjislacionin për Rregullat e etikës në administratën publike”.

PROCEDURA E PËRZGJEDHJES

Vlerësimi dhe Procedura e Përzgjedhjes

  1. 2. 3. Lista e kandidatëve që plotësojnë kriteret kualifikuese, miratohet nga Senati Akademik dhe i kalon Bordit të Administrimit.
  2. Bordi i Administrimit, shqyrton dosjen e secilit kandidat dhe vlerëson atë me 70% të pikëve totale.
  3. Vlerësimi i njohurive dhe aftësive të kandidatëve lidhur me zbatimin e detyrave si Administrator i UART, do të kryhet nëpërmjet intervistës me gojë, e cila do të përmbajë pyetje të strukturuara nga çdo anëtar i bordit. Ky vlerësim do të llogaritet me 30% të pikëve totale. Pikët totale të vlerësimit janë 100 pikë. Kandidati që shpallet fitues duhet të marri mbi 50 pikë.

Afati dhe Informacioni për Konkursin

Dosjet e kandidatëve do të dorëzohen në Drejtorinë e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore të Universitetin e Arteve nga data 02/03/2026 deri më datë 13/03/2026 ora 14.00.

Për datën e konkursit, kandidatët do të informohen pranë Drejtorisë së Menaxhimit të Burimeve Njerëzore, çdo ditë, nga ora 08.00 deri 14.00.