Profesor ose Profesor i Asociuar

Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi”

Afati: 17 Mar 2026 Diploma: Profesor

Procedura

Profesor ose Profesor i Asociuar

UNIVERSITETI I SHKODRËS “LUIGJ GURAKUQI”

Njoftohen të gjithë të interesuarit se në Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi” shpallet konkursi për një vend të lirë pune në fushen e të Drejtës Ndërkombëtare Penale, për kategorinë staf akademik pranë Fakultetit të Drejtësisë, Departamenti i të Drejtës Ndërkombëtare dhe Evropiane, në pozicionin Profesor ose Profesor i Asociuar me kohë të plotë për vitin akademik 2025-2026, programi i studimit “Master i Shkencave” për leksionet dhe seminaret e lëndës “Gjykatat ndërkombëtare”.

Kritere

Kriteret specifike

  • Të jenë diplomuar në të gjitha ciklet e shkollimit në fushen e “Drejtësisë” në sistemin me kohë të plotë. Për të diplomuarit jashtë vendit kërkohet certifikata e njohjes nga ministria përgjegjëse, e noterizuar.
  • T’i përkasin kategorisë “Profesor”.
  • Të njohë një nga pesë gjuhët e huaja të BE-së, anglisht, frëngjisht, gjermanisht, italisht, spanjisht, me nivel jo më të ulët se B2 (notë jo më të ulët se tetë), të njohur zyrtarisht nga institucionet shtetërore. Nëse kandidati ka fituar një diplomë të një programi studimi të kryer në një nga këto gjuhë, diploma e fituar shërben si dëshmi për plotësimin e këtij kriteri.
  • Preferohen kandidatët që kanë :
    • Përvojë të mëparshme në mësimdhënie në fushen e së drejtës ndërkombëtare penale.
    • Eksperiencë studimore dhe kërkimore në fushen e së drejtës ndërkombëtare penale, në një nga vendet anëtare të Bashkimit Evropian.

Kriteret e përgjithshme

  • Të kenë zotësi të plotë për të vepruar.
  • Të zotërojnë aftësi profesionale specifike për vendin e punës për të cilin konkurrojnë.
  • Të kenë aftësinë e punës në grup dhe aftësi komunikimi profesional.
  • Të mos jenë të dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata për kryerjen e një vepre penale.
  • Të mos jenë larguar nga USH “L.Gurakuqi” pa miratimin e këtij të fundit.
  • Të mos jetë marrë ndaj tyre masa disiplinore e largimit nga puna dhe nuk është provuar largimi i padrejtë me vendim gjyqësor.
  • Të mos kenë dëmtuar publikisht imazhin e USH “L.Gurakuqi”.
  • Të mos kenë lidhje familjare (bashkëshort/bashkjetues, bir, bijë dhe fëmijët e tyre), gjinie (prindër, motër e vëlla dhe fëmijët e tyre) me punonjës ekzistues brenda të njëjtes njësi bazë ku kërkojnë të punësohen si dhe të mos jenë në kushtet e konfliktit të interesave sipas ligjit nr. 9367, datë 07.04.2005 “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike” i ndryshuar.

Dokumenta të Kërkuara

  1. Të aplikojnë “on-line” në faqen zyrtare të USH në internet në adresen www.unishk.edu.al (rubrika Njoftime për punësim- pedagog të brëndshëm)
  2. Letër-motivimi dhe jetëshkrim (CV) me foto personale.
  3. Kopje të noterizuara të diplomave universitare (Bachelor dhe MSH ose DIND) në specialitetin e lartpërmendur dhe lista përkatëse e notave të noterizuara. Për diplomat e fituara në universitetet e huaja, duhet të dorëzohet certifikata e njohjes nga ministria përgjegjëse, të noterizuara.
  4. Kopje e noterizuar e gradës shkencore “Doktor” dhe titujve akademikë të fituar dhe/ose dëshmi të kualifikimeve pasuniversitare. Për dëshmitë e marra në universitetet e huaja, duhet të dorëzohet certifikata e njohjes nga ministria përgjegjëse, të noterizuara.
  5. Tre rekomandime nga të cilat të paktën dy prej mësimdhënësve me tituj shkencorë në profilin përkatës dhe një rekomandim nga punëdhënësi i fundit.
  6. Fotokopje të artikujve të botuar, teksteve universitare apo parauniversitare, projekte shkencore, punime të tjera.
  7. Dëshmi e gjuhës së huaj të njohur zyrtarisht nga institucionet shtetërore ose fotokopje e noterizuar.
  8. Dëshmi për kualifikime të ndryshme, pjesëmarrje në konferenca, seminare, workshop etj.
  9. Dëshmi e gjendjes gjyqsore (dëshmi penaliteti + vërtetim gjykate + vërtetim prokurorie + vërtetim nga zyra e përmbarimit)
  10. Dëshmi e gjendjes mjeksore (kartë shëndeti + librezë shëndetsore + raport mjeko-ligjor për aftësi në punë), certifikatë vaksinimi anti-Covid (nëse ka)
  11. Vërtetim nga qëndra e punës në të cilen ka punuar ose punon (fotokopje e noterizuar e librezës së punës nëse ka) dhe/ose vërtetim papunësie nga Zyra e punës.
  12. Deklaratë që provon kushtet e pikës 3/c të nenit 5 të rregullores së posaçme të Universitetit “Për punësimin në USH” (për mos-lidhje farefisnore dhe/ose konflikt interesi).
  13. Certifikatë familjare dhe fotokopje e pasaportës ose letërnjoftimit ID.
  14. Vërtetim rajoni për adresen/rezidencen e banimit (kontratë qiramarrje).

Vlerësimi dhe Informacione Konkursi

Mënyra e Vlerësimit, Njoftimet dhe Informacione të Mëtejshme

Konkursi do të zhvillohet me dosje brenda katër javëve nga publikimi i njoftimit, sipas orarit që do të përcaktojë departamenti përkatës.
Kandidatët që kualifikohen do të njoftohen me e-mail nga kryetari i komisionit ad-hoc.
Për hollësi të mëtejshme, si programi, mënyra e zhvillimit të konkursit etj., t’i drejtoheni dekanatit përkatës dhe/ose Sektorit të Burimeve Njerëzore në Rektorat.

Afati dhe Dorëzimi i Dokumenteve

Afati dhe Udhëzime për Dorëzimin

Kontrata e punës do të jetë me afat të pacaktuar.
Kandidatët duhet të dorëzojnë me postë pranë Sektorit të Burimeve Njerëzore, dokumentacionin e mësipërm bashkë me një listë përmbledhëse të këtij dokumentacioni të firmosur, brenda dy javëve nga publikimi i njoftimit në Buletinin e Agjensisë së Prokurimit Publik. (me shënimin “Për konkursin e Juridikut”)