Specialist Interpret i Gjuhës së Shenjave

Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, Universiteti i Tiranës

Afati: 09 Mar 2026 Diploma: Bachelor

Procedura

Specialist Interpret i Gjuhës së Shenjave

Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, Universiteti i Tiranës

Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, Universiteti i Tiranës bazuar në Ligjin Nr. 80/2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë” dhe në Statutin e UT-së të miratuar me Urdhërin Nr. 816, datë 26.12.2018 të MASR, kërkon të punësojë në vendet e lira të punës për personel Ndihmës Akademik me karakter Administrativ me kohë të plotë pranë Njësisë Kryesore si më poshtë: Kandidatët që konkurojnë për ‘‘Specialist Interpret i Gjuhës së Shenjave” në Degën e Perkthimeve duhet të plotësojnë këto kritere të përgjithshme:

Kritere

Kriteret e përgjithshme

  1. Të jetë diplomuar në Bachelor, Master i Shkencave, Master Profesional ose DIND në Fushën e Shkencave Shoqërore (Humane).
  2. Të zotërojë të paktën një gjuhë të huaj të komunitetit të BE-së.
  3. Të njohë me dëshmi programet bazë kompjuterike.
  4. Të jetë shtetas shqiptar me zotësi të plotë për të vepruar.
  5. Të mos jenë dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata për kryerjen e një vepre penale me dashje.
  6. Të mos jetë marrë masë disiplinore e largimit nga puna.
  7. Të njohë me dëshmi gjuhën e shenjave shqipe.

Kritere të veçanta

  • Të ketë minimumi 2 (dy) vite eksperiencë pune.
  • Të ketë aftësi shumë të mira komunikimi dhe të dijë të punojë në grup.

Dokumenta

Kandidatët që aplikojnë për këtë vend pune duhet të dorëzojnë pranë Zyrës së Burimeve Njerëzore në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja të Universitetit të Tiranës, këto dokumenta:

  1. Kërkesë me shkrim për pozicionin e punës që aplikon;
  2. Jetëshkrim i plotësuar në gjuhën shqipe (CV-Curriculum Vitae);
  3. Diplomë dhe listë notash për të gjitha ciklet e studimeve universitare (të noteruar). Për diplomat e marra në universitete e huaja, duhet të dorëzohet fotokopje e noteruar e certifikatës së njohjes nga strukturat përgjegjëse përkatëse;
  4. Dëshmi e zotërimit të gjuhës së huaj (të noteruar);
  5. Të paktën një referencë nga punëdhënësi i fundit;
  6. Kopje e librezës së punës dhe të kontributeve të sigurimeve shoqërore (të noteruar);
  7. Raport mjeko-ligjor për aftësinë në punë;
  8. Fotokopje e dokumentit të identifikimit;
  9. Dëshmi e zotërimit të programeve bazë kompjuterike (të noteruar);
  10. Dëshmi penaliteti ose formular vetëdeklarim;
  11. Certifikatë personale.
  12. Certifikatë e gjendjes familjare.

Përzgjedhja e Kandidatëve

Përzgjedhja e kandidatëve fitues do të bëhet nëpërmjet konkurimit me dosje dhe me intervista të drejpërdrejta.

Afati i Dorëzimit

Afati i dorëzimit të dokumentave është nga data 23/02/2026 – 09/03/2026.