Inspektor pranë Inspektoriatit të Mbrojtjes dhe Kontrollit të Territorit

Bashkia Elbasan

Afati: 04 Aug 2025 Diploma: Master i Shkencave

Procedura

Detyrat dhe Përgjegjësitë

  • Verifikon përmbushjen e detyrimeve ligjore në fushën e planifikimit dhe zhvillimit të territorit;
  • Plotëson proces-verbalin e konstatimit dhe relacionin/mendimin sipas llojit të shkeljeve të dispozitave ligjore në fushën e planifikimit dhe zhvillimit të territorit;
  • Punon në vijimësi për përditësimin e informacionit mbi situatën ndërtimore si dhe njohjen e detajuar të kësaj situate në shtrirjen gjeografike të territorit që mbulon.
  • Zbaton me përpikmëri grafikët dhe planet e punës së miratuar.
  • Përgjigjet drejtpërdrejt për zbatimin e ligjshmërisë dhe respektimin e etikës zyrtare dhe korrektesës në marrdhënie me subjektet që i nënshtrohen procedurave të kontrollit dhe inspektimit.
  • Përgjigjet drejtpërdrejt për zbatimin e ligjshmerisë, evidentimin dhe plotësimin korrekt të formularëve standart që dokumentojnë ushtrimin e përgjegjësive procedurale të kontrollit dhe inspektimit.
  • Ndjek problematikën e paraqitur në shkresat dhe kërkesë-ankesat dhe informon me shkrim për problematikat e dala dhe jep mendim për zgjidhjen e tyre.
  • Paraqet relacionin për çdo procedure të mbajtur gjatë inspektimit.
  • Kontrollon zbatueshmërinë e lejeve të ndërtimit si specialist i fushës dhe pjesë e grupit të punës në IMT.
  • Jep mendimin e tij profesional – teknik në fushën e ndërtimit dhe është pjesë e plan veprimit të IMT-së për ekzekutimin e vendimeve të prishjeve sipas rasteve të nevojshme;
  • Kryen çdo detyrë të ngarkuar nga K/Inspektori.

KREU II – Kërkesa të përgjithshme për pranimin

  • Të jetë shtetas shqiptar;
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të ketë përfunduar arsimin e lartë në fushat e inxhinierisë së ndërtimit, arkitekturës, urbanistikës, konstruksionit, transportit, teknologjisë së materialeve, gjeologjisë, hidrogjeologjisë; niveli minimal i diplomës Master Shkencor;
  • Preferohet të ketë eksperiencë pune në fushën e ndërtimit;
  • Të ketë aftësi për të zbatuar përgjegjësitë dhe realizimin e objektivave të institucionit;
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
  • Të mos jetë dhënë ndaj tij/saj masa disiplinore e largimit nga puna.

KREU III – Dorëzimi i dokumenteve

Kandidati duhet të dorëzojë me postë apo drejtpërsëdrejti pranë Bashkisë Elbasan, brenda datës 04.08.2025.

  • Kërkesë me shkrim drejtuar institucionit të Bashkisë Elbasan;
  • Fotokopje e ID (kartë identiteti);
  • Jetëshkrim (CV);
  • Çertifikatë personale;
  • Çertifikatë familjare;
  • Një numër kontakti (e-mail) si dhe adresën e plotë të vendbanimit;
  • Diplomë dhe listë notash fotokopje;
  • Raport mjeko-ligjor për aftësi në punë;
  • Referencë me karakteristika specifike nga punëdhënësi i fundit (në rast punësimi të mëparshëm);
  • Vërtetim që nuk ka masë disiplinore në fuqi (në rast punësimi të mëparshëm);
  • Vërtetim nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor;
  • Vërtetim nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor;
  • Vërtetim i Gjendjes Gjyqesore (Dëshmi Penaliteti);
  • Fotokopje të librezës së punës (nëse ka);

Dokumentacioni i mësipërm të shoqërohet me listë e inventarizuar e dokumentacionit të dorëzuar, e nënshkruar nga kandidati.

Mungesa e njërit prej dokumenteve të mësiperme apo pavlefshmëria e tyre sjell skualifikimin e konkurrentit.

Pas verifikimit paraprak të dokumentacionit, do të shpallet lista e kandidatëve të kualifikuar, në lidhje me dokumentacionin e paraqitur, si dhe data kur do të zhvillohet intervista me gojë.

Kandidatët e skualifikuar do të njoftohen nëpërmjet adresës eletronike për shkaqet e mospualifikimit.

Kreu IV – Mënyra e vlerësimit

  • Vlerësimi i dokumentacionit: 40 pikë
  • Vlerësimi i intervistës me gojë: 60 pikë
  • Në përfundim të proçedurës së vlerësimit, kandidati që merr mbi 70 pikë në total do të shpallet kandidat i kualifikuar për plotësimin e vendit të lirë.